Rozë

Halil Kastrati: I ofroj strehim të moshuares tek Shtëpia “Jetimat e Ballkanit”

Pas rastit të sulmit ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka reaguar edhe humanisti Halil Kastrati.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati ka shprehur gatishmërinë që të moshuarës t’i bëhet vend në shtëpinë e të moshuarve të cilën e ka ndërtuar ai me ndihmën e donatorëve.

“Çdo shërbim ndaj njerëzve me nevoja te ndryshme duhet te jete mision sepse vetëm atëherë u shërben atyre me shpirte e trup. Pa dashur qe te zgjatem me shume, te ju japim hapësirë organeve te drejtësisë me thënë fjalën e fundit ndërsa te moshuarës, nenës tone me gjithë zemër i kishim bere vende ne shtëpinë tone”, ka shkruar ai.

Deri tani në lidhje me rastin policia ka arrestuar tri infermiere.

/Shqip.com