Lajme

Hakmerret duke e sulmuar me shkop druri një person në Vushtrri

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person për shkaqe të hakmarrjes ka sulmuar rëndë një tjetër të shtunën në Vushtrri.

Viktima është sulmuar me shkop druri në kokë, i cili pas ndihmës mjekësore në Vushtrri është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com