Sport Ndërkombëtar

Hakimi: I besoj Messit edhe nëse nuk më pason topin

Hakimi Messi

Achraf Hakimi e ka pranuar se nuk është në pozicion ta kritikoj Lionel Messin edhe nëse ai nuk ia pason topin.

Paris Saint Germain kritikohet për mungesën e punës në grup – por mbrojtësi i krahut nuk pajtohet me këtë.

Ai ka insistuar se nëse Messi nuk ia pason topin, ai e di që argjentinasi po e sheh një tjetër lojtar që është i lirë.

“Kur unë e kërkoj topin dhe Leo nuk ma pason është sepse ai e ka parë një tjetër lojtar që mund t’ia pasoj topin. Ky nuk është problem. Kështu ai bëri sot pasimin për Neymar dhe ne morëm tre pikët”, tha ai pas fitores 1-0 kundër Brestit.

Kampionet e Francës mposhtë Brestin me rezultat minimal 1-0, ku pas një pasimi fantastik të Messit, Neymar e vazhdoi formën e mirë këtë stinor./Shqip.com