Lajme

Haki Abazi pas dënimit të Gogajt: Jetojmë në shoqërinë e rastësisë ku vrahesh me qëllim në rastësi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Pejës, e cila e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn.

Ai ka ironizuar duke thënë se jetojë në shoqërinë e rastësisë ku vrahesh me qëllim në rastësi.

“Rastësisht e kisha revolën në dyqan

Rastësisht e kapa revolën

Rastësisht e tërhoqa këmbzën

Rastësisht i kam drejtuar revolën

Rastësisht jetoj në shoqërinë e rastësisë ku vrahesh me qëllim në rastësi

Rastësisht mund të vras prap, sepse rastësisht lirohem prap…”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj  burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

/Shqip.com