Lajme

Haki Abazi nuk shkon në Kuvend, ankohet në Vetëvendosje

Haki Abazi i VV-së

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka shumë faktorë që e kanë shtyer të mungojë në seancën e sotme, shkruan Shqip.com.

“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvedosje, selia

Më tutje, Abazi ka deklaruar se të gjitha ankesat e tij i ka transmetuar te lidershipi dhe pret të njëjtat të adresohen me “kujdes dhe kohë”.

Pas kësaj deklarate, Shqip.com ka kontaktuar me Abazin por që nuk ka pranuar të japë sqarime për këtë çështje./Shqip.com