Teknologji Auto

Hakeri zbulon detajet e veturës së re të Teslas

Tesla Elon Mode / Foto: CarBuzz
Tesla Elon Mode / Foto: CarBuzz

Një haker i quajtur Green ka zbuluar emrin se si do të quhet vetura e ardhshme e kompanisë së Elon Musk.

Emri i saj do të jetë “Elon Mode” dhe do të ketë ngjashmëri me industrinë e lojrave God Mode, e cila e bën një lojtar të papërshkueshëm nga dëmtimi, por kur bëhet fjalë për softuer industrial, si sistemi operativ i një telefoni ose kompjuteri, ose një sistem autonom drejtimi si FSDB, thjesht do të thotë akses i pakufizuar.

Hakeri zbuloi Elon Mode dhe e testoi atë gjatë një udhëtimi mbi 965 kilometrash. Me sa duket, në modalitetin Elon, paralajmërimi i përplasjes përpara aktivizohet më shpesh, por ndryshimi kryesor është tek timoni.

Modaliteti Elon i sapo zbuluar sugjeron që Tesla po punon drejt Nivelit 3.

Sipas Green, udhëtimi në Elon Mode ishte i këndshëm. Ai pranon se stili i tij i drejtimit është më agresiv, por se ishte më rehat me sistemin në përgjithësi. Ai gjithashtu beson se Tesla mund të tregtojë FSDB si një sistem të Nivelit 3.

Green përdori versionin më të fundit të FSDB (v.11.4.1), i disponueshëm për pronarët e Model S, 3, X dhe Y. Shumë klientë u zhgënjyen kur ky version doli në maj, duke marrë parasysh premtimet e Musk për më pak bezdisje në janar.

FSDB V12 mund të jetë hapi gjigant përpara drejt Nivelit 3 që shpresojnë shumë klientë, pavarësisht betejës së vazhdueshme Autopilot të prodhuesit amerikan të automjeteve me NHTSA .

/Shqip.com