Sport Ndërkombëtar

Hakan Sukur veon një futbollist të finales së sotme  

Interi dhe Manchester City do të takohen në orën 21.00 (Stamboll), në ndeshjen e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Champions League. Ish-lojtari i Turqisë, Hakan Sukur nuk ha hezituar të flasë për lojtarë të ndryshëm që luajnë në këtë finale, teksa dha një mendimin për turkun e zikaltërve, Hakan Calhanoglu. Sukur vlerësoi në maksimum Calhanoglun, duke e cilësuar si lojtar unik.

MILAN, ITALY – NOVEMBER 07: Hakan Calhanoglu of FC Internazionale looks on during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on November 07, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Hakan është një lojtar unik, një lider i lindur me  aftësi që pak kush i ka. Ai është kapiten i kombëtares dhe luan në një vend që  pësoi një tragjedi të madhe, si tërmeti i shkurtit. Calha mban në zemër të gjithë viktimat, do të preket emocionalisht dhe me siguri se do të ketë një motiv më shumë: do të bëjë gjithçka për të ngritur kupën para popullit të vet”, ka thënë legjenda e futbollit turk.

/Shqip.com