Hakan Sukur veon një futbollist të finales së sotme

Interi dhe Manchester City do të takohen në orën 21.00 (Stamboll), në ndeshjen e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Champions League. Ish-lojtari i Turqisë, Hakan Sukur nuk ha hezituar të flasë për lojtarë të ndryshëm që luajnë në këtë finale, teksa dha një mendimin për turkun e zikaltërve, Hakan Calhanoglu. Sukur vlerësoi në maksimum Calhanoglun, duke e cilësuar si lojtar unik.

“Hakan është një lojtar unik, një lider i lindur me aftësi që pak kush i ka. Ai është kapiten i kombëtares dhe luan në një vend që pësoi një tragjedi të madhe, si tërmeti i shkurtit. Calha mban në zemër të gjithë viktimat, do të preket emocionalisht dhe me siguri se do të ketë një motiv më shumë: do të bëjë gjithçka për të ngritur kupën para popullit të vet”, ka thënë legjenda e futbollit turk.
/Shqip.com