Sport Shqiptar

Hajvalia – finaliste e Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës

Hajvalia është finaliste e Kupës së Kosovës në futboll – te konkurrenca e femrave.

Në selinë e FFK-së, sot është hedhur shorti për gjysmëfinale, por duke marrë parasysh faktin që ishin vetëm tri skuadra, Hajvalia e ka siguruar biletën për në finale – pa lojë.

Teksa, në gjysmëfinale do të takohen Kosova VR dhe Mitrovica. Ky takim do të zhvillohet gjatë mesjavës së ardhshme.

Sa i përket formës në kampionat, në vendin e parë gjendet Mitrovica – që pas 20 ndeshjve të zhvilluara, ka 19-të fitore dhe vetëm një humbje.

Në vendin e dytë gjendet Hajvalia, e cila ka pikë të njëjta – por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e vetme pa asnjë fitore është Heroinat – që nuk kanë grumbulluar asnjë pikë të vetme. /Shqip.com