Sport Shqiptar

Hajrizi optimist për mundësit e Kosovës përballë Danimarkës

Kosova do të përballet me Danimarkën, në kuadër të fazës së parë parakualifikuese për “Eurobasketin 2025”.      

Kosova javë më parë ka nisur përgatitjet për këtë ndeshje, e cila zhvillohet më 30 qershor në Naestved të Danimarkës.

Për atmosferën brenda Përfaqësueses ka folur basketbollisti i kombëtares, Drilon Hajrizi.

“Atmosfera është shumë e mirë, secili po mundohet që ta jep maksimumin. Besoj që me punë dhe përkushtim ta mbërrijmë formën që e kemi lënë në fund të kampionatit dhe ta tregojmë më të mirën për Kosovën”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Hajrizi ka folur edhe për mundësitë e kualifikimit tuje nga Kosova.

“Gjasat nuk janë shumë të mëdha, por ne do të mundohemi që ta japim maksimumin. Do të mundohemi ta japim atë që kemi brenda skuadrës, ta fitojmë ndeshjen nëse kemi mundësi dhe matematikat tjera t’i lëmë në duar të fatit”.

Për “Dardanët” ky është dueli i fundit në grup, e ku Kosova po e kërkon vendin e dytë për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve.