Rozë

Hajni ia vjedh atletet Gold Ag-së te banesa, këngëtari publikon pamjet

Gold Ag

Gold Ag ka publikuar pamje të një personi i cili ia vodhi atletët para derës së banesës së tij.

Përmes një postimi në Facebook, këngëtari tha se nuk do t’i postonte videot, por siç u shpreh ai, mund të jetë e nevojshme për të tjerët ‘se dikush mund t’i ketë vetëm ato.

“Nuk e kisha postu po le t ‘jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ketë’ vetëm ato”, shkroi ai.

Gjithashtu reperi shtoi se nëse do ia kishte kërkuar personi në fjalë atletet, do t’ia jepte siç thotë ai “me gjithë dëshirë”.

Ai tha edhe pse ka qenë edhe vet i ri kurrë nuk e ka bërë këtë veprim./SHQIP.com