Lajme

Hajnat në Prizren hyjnë me forcë në lokal, vjedhin para e armë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një person në Prizren ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë hapur lokalin e tij në orët e natës në rrugën “William Walker”, me ç’rast kanë vjedhur rreth 300 euro para të gatshme dhe një pistoletë.

Organet e rendit bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com