Sport Ndërkombëtar

Hajnat ia kanë thyer nofullën Aubameyangit

Pierre - Emerikck Aubameyang

Pierre Emerick Aubameyang nuk është duke kaluar momente të mira.

Futbollistit të Barcelonës i është thyer nofulla – nga sulmi që i është bërë në shtëpinë e tij – ditë më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur – David Onstein.

Sipas gazetarit të “The Athletic” – Auba u mundua ta mbrojë famlijen e tij prej hajdutëve – dhe përfundoi me nofull të thyer.

Si ndodhi ngjarja?

Duke u bazuar në citimet policore – katër burra me maska janë futur në shtëpinë e 33 vjeçarit dhe e kanë rrahur atë – nën kërcënimin e armëve të zjarrit.

Të dyshuarit kanë ikur me një Audi A3 – të bardhë – sipas përshkrimit të gruas së futbollistit në fjalë.

Por, kjo nuk është hera e parë që ndodhë diçka e tillë te futbollistët me famë botërore.

Vitë më parë – shtëpia i ishte grabitur edhe Mauro Icardit – sa ishte pjesë e Interit, teksa para disa ditëve një orë e dorës i është vjedhur – Robert Leëandoëskit – por fajtori u kap menjëherë./Shqip.com