Hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin 8 mijë euro, Fisnik Syla publikon pamjet
Publikuar:
(24.08.2022 19:43:19)
Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka treguar se ka qenë cak i hajnave.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram ku dhe tregoi se ata kanë marrë nga shtëpia e tij 8000 euro.

“O hajna amatera keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kështu qe hallall ju qofte. E keni pagu shtrejt ket vjedhje..” shkroi në mbishkrimin e postimit.
Syla është edhe biznismen i njohur ku jo rrallë ka qenë i komentuar në mediat rozë edhe për pasurinë e tij./Shqip.com