Lajme

Hajnat hyjnë në market, qytetari nga Rogova publikon pamjet

Lulzim Hoti, qytetar nga Rogova , ka shpërndarë disa video në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen dy persona të maskuar duke i vjedhur gjëra ushqimore dhe cigare në marketin e tij.

Ky qytetar shkroi se këtë vjedhje e kishte postuar me lutjen që si fshat të mobilizohen dhe t’i zbulojnë hajnat në atë pjesë, duke mos iu lënë liri që ata të vazhdojnë me dëmtimin e pronave.

Sipas tij, vjedhja në market ishte bërë në ora 02:20, pas mesnatës.

“02.06.2022 rreth orës 2:20 pas mesnatës në lokalin tonë ndodhi kjo hajni. Lus te mobilizohemi si katund dhe mos t’iu lëmë hapësirë dhe liri te plotë hajnave të na dëmtojnë pronat tona. Ata te cilët mund ta identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në personat në video si në gjeste ashtu edhe në veshje mund të më shkruani dhe privat”, shkroi Lulzim Hoti.

Sipas Hotit, arsyeja e postimit të videove ka qenë mundësia që t’i njohin hajnat, të zbulohen dhe të kenë kujdes prej tyre./Shqip.com