Lajme

“Hajde bac se kom bo bukë”/ Vjehrri tregon raportin me Liridonën: E doja më shumë se vajzat e mia!

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ka dhënë një intervistë për mediat në Kosovë, pasi djali i tij organizoi vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj.

Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik dhe vendin në tërësi.

Ai ka treguar për raportin e tij siç thotë të afërt me të renë tashmë të ndjerë, Liridonën, nënë e dy fëmijëve të mitur.

Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, hajde bac se kom bo bukë” – është shprehur mes lotësh Shaban Murseli.

Unë jam më i mërzitur se ata. Ju shpreh ngushëllime familjes së Liridonës. E kam të vështirë” – ka thënë ai duke iu referuar familjarëve të Liridona Ademajt.

Ai ka shtuar më tej se Liridonën e donte më shumë se vajzat e tij.

Lexo edhe:
Përlotet babai i Naimit: Po ta dija që e kishte vrarë Liridonën im bir, ai sot s’do ishte gjallë

/Shqip.com