Ekonomi

Hajdari pret në takim përfaqësuesit e kompanisë Lidl, flasin për investimet në Kosovë

Në vazhdën e bisedimeve me gjigantin global të shitjeve me pakicë, ‘Lidl Foundation & Co. KG’ Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,Rozeta Hajdari, ka pritur në takim përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Tema kryesore e diskutimit ishte investimet në Kosovë.

Në këtë takim, Hajdari i ka njoftuar përfaqësuesit e Lidl për përgatitjen e kornizës ligjore për investimet e qëndrueshme dhe përparësitë e lehtësirat nga të cilat do të përfitojnë investitorët vendor dhe të huaj në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e ” Lidl” prezantuan planin kohor të investimit për ndërtimin e qendrës logjistike dhe vlerën e shtuar të hyrjes së rrjetit Lidl në tregun e Kosovës, përkatësisht përfitimet që do të sjellë ky investim duke përfshirë përveç tjerash numrin e punëtorëve, bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe benefite të tjera për vendin tonë.

Po ashtu në këtë takim me përfaqësues të “Lidl” morën pjesë 25 prodhues vendor të cilët shpalosën veprimtarinë e tyre e poashtu edhe interesimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti për mundësinë e eksportit të produkteve përkatëse.

/Shqip.com