Rozë Ndërkombëtar

Hailey tregon se çfarë i pëlqen më shumë në lidhje me Justin Bieber

Justin dhe Hailey Bieber

Hailey Bieber shpesh ka diskutuar për martesën e saj me Justin Bieber.

Ajo, së fundmi në një intervistë për “Vogue” të Australisë, ka treguar se çfarë i pëlqen më shumë te martesa e saj me këngëtarin.

“Gjëja ime e preferuar është sinqerisht shoqëria që kemi. Ai është miku im më i mirë në të gjithë botën. Nuk ka njeri me të cilin do të preferoja të kaloja më shumë kohë ose të bëja diçka me të”, tha Hailey.

Kujtojmë që dyshja festuan së fundmi përvjetorin e katërt të martesës, pasi u martuan në fshehtësi.

Ndërsa vendi dhe ora e dasmës nuk u zbuluan në atë kohë, një burim i afërt me çiftin pranoi se “ata vazhduan dhe e bënë pa dëgjuar askënd”, pas ngjarjes aktuale.

Ata më vonë patën një ngjarje më të madhe në Karolinën e Jugut, ku morën pjesë miqtë e ngushtë dhe familja.

/Shqip.com