Rozë Ndërkombëtar

Hailey mori kërcënime me jetë – Selena thotë se është kontaktuar nga modelja

Selena Gomez më në fund ka folur për të ashtuquajturën ‘marrëveshje’ e saj me Hailey Bieber , duke zbuluar se modelja ‘e kontaktoi’ pasi mori ‘kërcënime me vdekje’ – teksa u kërkoi fansave të saj të ndalonin ‘urrejtjen dhe ngacmimin’.

Selena, 30 vjeç dhe Hailey, 26, janë përfolur se janë në grindje prej javësh, shkruan Daily Mail.

“Hailey Bieber më kontaktoi dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje ”, ka shkruar ajo.

‘Kjo nuk është ajo që unë dua. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalet’. 

Për vite me radhë, interneti i ka vënë përballë njëri-tjetrit ish-yllin e Disney-t dhe modelen – e cila është e martuar me ish-të dashurin e Selenës, Justin Bieber.

Por në tetor 2022, ata dëshmuan se nuk kishte urrejtje mes tyre kur pozuan për disa foto së bashku në një event – madje u panë duke e përqafuar.

Sidoqoftë, në shkurt 2023, thashethemet se ata po ziheshin filluan të përhapeshin edhe një herë pasi Hailey ndau një video të TikTok në të cilën disa besonin se ajo po tallej me Selenën.

/Shqip.com