Lajme

Hacker: Arrestimi i kreut te Mbrojtjes Civile i nevojshëm

Thomas Hacker, raportues i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman e ka përshëndetur arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Mbrojtja Civile.

Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Mbrojtja Civile si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, ka deklaruar Hacker në një deklaratë për media, shpërndarë te marten pasdite në Berlin.


“Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, shkruan më tej politikani liberal Hacker.

Më 29 maj, një grup serbësh sulmuan me gurë dhe granata trullosëse ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në Veri të Kosovës. Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it dhe rreth 50 protestues serbë, teksa njësitë e KFOR-it po ruanin objektin e zyrës së kryetarit të komunës.

Në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të bojkotuara nga serbët ishin zgjedhur kryetar komunash me origjinë shqiptare.

/Shqip.com