Sport Ndërkombëtar

Haaland vlerëson Interin, bën premtimin e madh

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland flet për UEFA.com në lidhje me finalen e së shtunës në Stamboll ku shpreh bindjen se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i ka të gjitha armët për të mundur Interin në Stamboll.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë sepse unë kam ëndërruar përherë të luaj një finale të Champions League. Do të jetë në nder për mua por mbi të gjitha do të jetë një ndeshje që duhet fituar edhe pse përballë do të kemi një Inter në formë të mirë. Kemi zhvilluar një sezon të pabesueshëm por duhet ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të paduruar për të zbritur në fushë. Guardiola dhe stafi bëjnë të pamundurën për të na ndihmuar që në çdo ndeshje të luajmë në formë maksimale. Kam mësuar shumë nga Pep dhe do të mësoj akoma. Jam ambientuar menjëherë dhe jam shumë i kënaqur me sezonin tim të parë në Manchester”, ka thënë Haaland.

/Shqip.com