Sport Ndërkombëtar

Haaland refuzon ofertën e Manchester Cityit

Erling Braut Haaland

E ardhmja e Erling Haaland nuk është ende e qartë.

Sulmuesi i Borussia Dortmund raportohet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 28 milionë euro në sezon nga Manchester City, sipas Diario Sport.

Skuadra e Premier League mund të rris ofertën e tyre, por si Barcelona ashtu edhe Real Madrid po e shikojnë situatën me vëmendje.

Erling Haaland dhe Mohamed Salah

Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, Haaland është joshur nga ideja për të luajtur në La Liga .

City ka kërkuar shërbimet e Haaland për muaj të tërë dhe ndërkohë që nuk i mungojnë muskujt financiarë për të arritur marrëveshjen, duket se ka një mospërputhje të caktuar mbi detajet e kontratës së norvegjezes.

Mendohet se çështja nuk është te paraja, pasi sulmuesi do të pranonte një pagë më të ulët nëse kjo do të thoshte se ai mund të bëhej pjesë e një projekti sportiv tërheqës.

Barcelona do t’i përshtatej kësaj kategorie.

Haaland, ashtu si Dortmundi, dëshiron që e ardhmja e tij të mbyllet deri në fund të prillit. /Shqip.com