Haaland – nuk po ndalet as në ishull
Publikuar:
(30.08.2022 11:00:52)

Në Bundesliga ishte makineri e golave.
Të njëjtë punë po e bën edhe në Premierligë.
Erliing Haaland nuk po ndalet dot – hat-tricku ndaj Crystal Palace ishte dëshmi.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Manchester Cityt – në vetëm katër ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit anglez.
Teksa, ka regjistruar edhe një asistim.
22 vjeçari duket që nuk e ka pasur problem fare përshtatjen në sistemin e Pep Guardiolës.
Shtatgjati e synon Këpucën e Artë – në ishull, ndërsa për këtë çmim kokë për kokë do të “luftojë” me Harry Kane dhe Mohamed Salah.
Haaland ka kontratë me Cityn – deri në vitin 2027, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 150 milionë euro./Shqip.com