Sport Ndërkombëtar

Haaland, më shumë gola sesa ndeshje

Erling Haaland kërkon të thyejë të gjitha rekordet. Në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Arsenalit, sulmuesi norvegjez ka shënuar golin e 26-të në Premier League gjatë këtij sezoni në vetëm 22 ndeshje.

Ai ka arritur numrin e golave të shënuar nga Sergio Aguero në gjithë sezonin 2014-2015. Një shifër e frikshme për sulmuesin e Cityit, i cili këtë sezon me shumë mundësi do e kalojë shifrën e 30 golave dhe pse jo të vendosë rekorde të tjera në Premier League.

Me të në fushën e lojës trajneri Pep Guardiola, ka garanci se golat do të vijnë në çdo mënyrë apo pozicion.

/Shqip.com