Sport Ndërkombëtar

Haaland, lojtari më i mirë në botë

Erling Haaland është zgjedhur lojtari më i mirë në botë për vitin 2023 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Sulmuesi norvegjez, fitues i Ligës së Kampionëve UEFA, Premier League, Kupës së Botës për Klube – FIFA, Superkupës së UEFA-s, FA Cup dhe shënuesi i 50 golave ​​në vitin kalendarik, mori 209 pikë.

Më pak pikë kishin Kylian Mbappe (105 pikë) dhe Lionel Messi (85 pikë).

Ky është triumfi i tij i parë për të dhe vendin nga vjen, Norvegjia.

Ky çmim daton nga viti 1988.

Tre fituesit e parë ishin, Marco Van Basten (1988 dhe 1989) dhe Lothar Matthaus (1990).

Më pas Robert Lewandowski ishte fitues më 2020 dhe 2021, kurse, Lionel Messi fitoi në 2022.

/Shqip.com