Haaland fiton një çmim të rëndësishëm
Publikuar:
(30.08.2023 11:52:12)

Sezoni i parë i Erling Haaland me Manchester Cityn mund të konsiderohet pa frikë si një vit ëndrrash.
Sulmuesi norvegjez fitoi tre trofe shumë të rëndësishëm me ekipin e tij, mes tyre edhe atë të Champions League.
Për formën e treguar në sezonin e tij të parë te Manchester City, Erling Haaland është zgjedhur “Lojtari i Vitit” në Premier League, për edicionin 2022-2023.
Gjithsesi, pritjet e tij dhe të skuadrës kampione të Anglisë janë që edhe sivjet të vazhdojë me formën e tij të lartë.
/Shqip.com