Sport Ndërkombëtar

Haaland e Foden po gjunjëzojnë “Djajtë e Kuq”

Manchester City është duke demoluar Manchester United në derbin e qytetit.

Pas vetëm 45 minutave lojë, skuadra e Pep Guardiolas po fiton me rezultat të thellë 4:0.

Phil Foden e zhbllokoi rezultatin pas vetëm tetë minutave lojë.

Eling Haaland me kokë dyfishoi epërsinë e vendasve, derisa vetëm tre minuta më vonë një pasim maestral i Kevin de Bruyne ndau në gjysmë mbrojtjen dhe Haaladn shënoi për 3:0.

Pak para përfundimit të pjesës së dytë Foden gjeti edhe një herë portën, pas një pasimi nga Haaland.

United nuk rrezikoi asnjëherë portën kundërshtare, me Ederson që bëri vetëm disa pritje rutinë./Shqip.com