Sport Ndërkombëtar

Haaland e dëshmoi edhe një herë pse po kërkohet nga gjigandët evropianë

Erling Haaland

Borussia Dortmund – u mposht 3-4 në shtëpi, nga Bochumi, por rezultati mbeti në plan të dytë sepse titulli ka marrë fund në Bundesliga.

Vëmendjen kryesore e rrëmbeu një futbollist: Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez zhvilloi një ndeshje të jashtzakonshme duke dhënë edhe më shumë arsye pse të gjitha skuadrat e mëdha e dëshirojnë në zhveshtore.

Shtatgjati realizoi tregolësh. Dy herë e tundi rrjetën nga pika e bardhë, një herë nga loja e hapur.

21 vjeçari tashmë ka 21 gola të realizuara në elitën e futbollit gjerman – në vetëm 22 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, në rolin e asistuesit ka qenë shtatë herë.

Përkundër se ka pasur shumë lëndime dhe ishte jashtë fushave të gjelbra për shumë kohë, Haaland e kaloi shifrën e 20 golave.

Qendërsulmuesi – vlen 150 milionë euro sipas “Transfermarket”, ndërsa ka kontratë me Dortmundin, deri në vitin 2024.

Goli i tretë – i shënuar sot nga Haaland

Ai është i lidhur me një transferim të mundshëm në Manchester City, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Sa i përket formës ekipore, Dortmundi – gjendet në vendin e dytë në Bundesliga, me 63 pikë të grumbulluara.

12-të më pak se Bayern Munchen – që pësoi humbje 1-2 ndaj Mainzit.

Deri në përfundim të Bundesligës – kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar./Shqip.com

Tabela e Bundesligës