Sport Ndërkombëtar

Haaland çdo ditë e më larg Dortmundit

Erling-Haaland

E ardhmja e tij duket çdo ditë e më larg nga Dortmundi.

Erling Haaland është në radarin e shumë skuadrave të mëdha në Evropë, teksa deklarata e tij e fundit, ka nxitur debate se nuk do të qëdrojë gjatë në Gjermani.

Duke folur për televizionin norvegjez “Vaiplay”, ai tha se klubi është duke i bërë presion në marrjen e një vendimi për të ardhmen.

“Gjashtë muajt e fundit kam zgjedhur të mos them asgjë nga respekti për Dortmundin, por tani klubi ka filluar të më bëjë presion në marrjen e një vendimi.

Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll. Por ata më bëjnë presion për të ardhmen time, kështu që kjo do të thotë se duhet të marr një vendim së shpejti”, u shpreh shtatëgjati.

Haaland

Ai po ashtu shtoi se “unë e kam thënë që në fillim se dua të fokusohem në futboll, sepse atëherë jam në maksimumin tim. Por nuk mund ta bëj – atë tani.

Për këtë çështje ka folur edhe drejtori spirtiv i Dortmundit, Michael Zorc, i cilu u shpreh i befasuar nga fjalët e Haaland.

“Komentet e Haaland na befasuan pak. Nuk ka asnjë afat dhe nuk ka pasur ende bisedime. Por ne duam të zhvillojmë bisedime në një moment”, tha ai për Kicker.

Sulmuesi norvezgjez po kalon në kulm të karrierës.

21 vjeçari ka shënuar 15-të gola ne vëtëm 13-të ndeshje të zhvilluara në Bundesliga në këtë kampionat, teksa është edhe autor i pesë asistimeve.

Interesim të theksuar për të kanë shprehur Chelsea dhe Barcelona, por edhe skuadra si Real Madrid dhe PSG nuk përjashtohen nga gara. /Shqip.com