Sport Ndërkombëtar

Haaland barazon këtë rekord në Ligën Premiere

Manchester City fituar ndaj Leicesterit me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 32-të.

Golin e parë e shënoi John Stones, ndërsa dy të tjerët shtoi Erling Haaland.

Sulmuesi i pandalshëm norvegjez fillimisht shënoi një penallti në minutën e 13-të, e më pas në minutën e 25-të shënoi bukur pas asistimit të Kevin De Bruyne.

Haaland arriti golin e tij të 32-të në Ligën Premier këtë sezon dhe barazoi rekordin e Mohamed Salah për numrin e golave ​​që ka nga 38 ndeshje.

Vetëm Andy Cole dhe Alan Shearer kanë shënuar më shumë, nga 34 secili, por atëherë zhvilloheshin 42 ndeshje.

Kujtojmë, ky është sezoni i parë i Haaland në Angli, pasi verën e kaluar ai erdhi nga Borussia Dortmund.

/Shqip.com