Haaland, 22-vjeçari me gjashtë trofe
Publikuar:
(03.06.2023 19:21:03)

Erling Haaland fitoi trofeun e tij të dytë në sezonin e tij debutues te Manchester City.
Sulmuesi 22-vjeçar norvegjez ka fituar më parë kampionatin anglez me City, ndërsa sot FA Cup, duke mundur në finale Manchester United (2:1).
Haaland shënoi 52 gola për klubin në 52 paraqitje në të gjitha garat.
Haaland tani ka gjashtë trofe në karrierën e tij. Ai fitoi dy herë kampionatin austriak me Red Bull Salzburgun, si dhe Kupën e Austrisë. Përveç kësaj, ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Borussia Dortmund.
Më 10 qershor, City do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit, finalen e Champions League kundër Interit.
/Shqip.com