Sport Ndërkombëtar

Haaland vendos edhe një rekord tjetër

Erling Haaland

Norvegjezi Erlig Haaland duket se është i lindur për të thyer rekorde në futboll. Sulmuesi i Manchester Cityt ka vendosur rekordin e të gjitha kohërave për më shumë gola në Premier League në një sezon.

Norvegjezi realizoi golin e 33-të të sezonit, nëse merret vetëm kampionati i Anglisë. Gjithsesi, “qytetarët” kanë shtatë ndeshje të tjera përpara dhe golashënuesi mund të përmirësojë arritjen e tij.

Më parë, rekordi i përkiste Mohamed Salah në sezonin 2017/18, në të cilin egjiptiani shënoi 32 gola në 38 ndeshje.

Duhet theksuar se Haaland nuk është një rekord i plotë, pasi Andy Cole i Newcastle në sezonin 1993/94 dhe Alan Shearer i Blackburn në sezonin 1994/95 shënuan 34 gola secili. Por më pas në kuadër të sezonit u luajtën 42 ndeshje.

/Shqip.com