Lajme

Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod, Vyacheslav Gladko

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod, Vyacheslav Gladko ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.

Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, shkruan BBC.

Ai më herët kishte thënë se dy janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai.

Vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa gjithashtu shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet./SHQIP.com