Ekonomi

Deputetët kritikojnë bankat për kamatat, BQK-ja zotohet se do të intervenojë

Bankat në Kosovë kanë lëshuar kredi të reja në vlerë prej 1 miliardë e 800 milionë euro. Vlera e përgjithshme e kredive të cilat janë lëshuar deri tani është mbi 3 miliardë euro.  

Këto shifra i ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Mehmeti ka deklaruar se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit e cila ndikon edhe në rritjen e inflacionit.

Thotë se inflacioni është i importuar dhe se është vështirë të ndërhyhet.

Guvernatori ka deklaruar se sistemi bankar në Kosovë është i qëndrueshëm. Ka deklaruar se ka rritje të numrit të kredive të lëshuara.

“Sektori bankar ka një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit janë lëshuar 1.8 miliard euro kredi të reja apo që paraqet një rritje vjetore prej 22.9 për qind, përderisa vlera e përgjithshme ka arrit në 3.75 miliardë euro”, tha Mehmeti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka kritikuar sistemin bankar për shkallën e lartë të interesit në lëshimin  e kredive.

Sipas saj, profiti i bankave shkon deri në 47 përqind.

E zëvendësguvernatori i këtij institucioni, Sokol Havolli ka deklaruar se ata janë duke punuar për rregullimin e disa tarifave.

“Pjesa dërmuese e profitabilitetit bankar rrjedh nga të hyrat e interesit, po eksiton edhe pjesa tjetër. Si BQK e kemi analizuar vazhdimisht që tri vite faktin se nëse ka nevojë të ndërhyrjet me rregullore. Është çështje e klientëve që të lëvizin nga banka të cilat kanë tarifa të larta, në banka që kanë tarifa të ulëta”,

“Këtë çështje fillimisht duhet ta adresojmë përmes ligjit, përmes kuvendit, se vendit e BE-së e kanë atë kompetencë, dhe këtë jemi duku e punuar draft ligjin e ta kemi këtë kompetencë që të merremi me rregullimin e disa tarifave”, tha Havolli.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, përmendi nivelin e lartë të kamatave, duke thënë se është i papërballueshëm për qytetarët.

“Më boni përshtypje sot kemi një sistem bankar që nuk është barrë e institucioneve e dyta tha bankat janë të qëndrueshme, dhe e përmendi rritjen në investime publike, investime kapitale dhe për mua kur e përmendi edhe rritjen ekonomike 10.5 për qind krahasuar me vitin 2020, më bëri shumë përshtypje. Nëse e krahasojmë me vitin 2020, ne kemi një tkurrje në vitin 2020 kemi pas tkurrje 5.3 për qind dhe nëse bani këtë krahasim normal qe ju del ajo llogari. Tjetra, kur e përmendë  niveli i lartë i kamatave, ndoshta për ju si BQK ekziston një sistem i qëndrueshëm bankat po ne duhet të mendojmë më shumë për qytetarët”, tha Lekaj. /Shqip.com