Ekonomi

Guvernatori i BQK-së komenton çështjen e vjedhjes të mbi dy milionë eurove në Thesar

Ahmet Ismaili, Guvernator i BQK-së
Ahmet Ismaili, Guvernator i BQK-së

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2022 ka shënuar rritje të ngadaltë ekonomike prej 3.5 për qind. Kjo u bë e  ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për 2022.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, tha se ngadalësimi i aktiviteteve kryesisht iu autribua rritjes së përgjithshme të çmimeve në vend.

Guvernatori para anëtarëve të Komisionit foli edhe për borxhin publik dhe për të hyrat buxhetore.

Në këtë mbledhje Ismaili ka komentuar po ashtu edhe vjedhjen e 2.1 milionë euro gjatë vitit 2020.

Në këtë mbledhje deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hotika pyetur guvernatorin si është përmbyllur çështja e vjedhjes vit me parë në Thesar.

Ndërkaq, Ismaili tha se nuk ka informacione të fundit për këtë, por shtoi se “ka ndodhur një kthim të jashtëm”. 

Rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit kishte ndodhur në tetor të vitit 2020

Ndërsa, nënkryetar i Komisionit, Mergim Lushtaku ka pyetur për remitancat, pasi sipas tij ka rritje të ngadalësuar të të ardhura nga diaspora krahasuar me vitet paraprake.

Për këtë, Ismaili tha se mund të ketë ndonjë keqkuptim, porse tha se do e shikojnë raportin dhe të dhënat edhe njëherë. Ai tha se aktualisht është rreth 12 për qind rritja nga viti në vit. /KP

/Shqip.com