Ekonomi

Guvernatori i BQK-së flet për të arriturat e këtij sistemi financiar gjatë mandatit të tij

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti
Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur lidhur me të arriturat e këtij sistemi financiarë gjatë mandatit të tij.

Përmes një konference për media, Mehmeti tha se vetëm vitin e fundit, rezultati financiar i BQK-së është 8 milionë euro.

“Ky sistem financiar në këtë periudhë 5-vjeçare është karakterizuar me zhvillimin dhe rritje të vazhdueshme në të gjithë indikatorët e saj. Sipas informatave që kemi, vetëm në vitin e fundit pra vitin 2022 rezultati financiar e pozitiv i BQK-së është rreth 8 milionë euro. Gjatë periudhës 2018-2022 BQK ka arritur të ketë rritje të asetëve 2.6 miliardë euro apo një rritje prej 61.6 për qind”, tha Mehmeti.

Mehmeti potencoi se ka rritje të aseteve në vitin 2022 duke e krahasuar me përiudhen e njëjtë kohore me vitin 2018.

“Vlera totale e aseteve në fund të vitit 2022 ishte 6.76 miliardë euro, nga 4.18 miliardë sa ishte në fund të vitit 2018”.

Guvernatori i BQK-së potencoi se ëshët rritur edhe portofolia kreditore.

Sipas Mehmetit, në fund të vitit 2022 portofolia kreditore kapte vlerën e 4.35 miliardë euro nga 2.75 miliardë sa ishte në vitin 2018.

“Po ashtu edhe institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare, kanë shënuar performancë stabile. Në fund të vitit 2022 vlera e aseteve e këtij sektori ishte 387.7 milionë euro dhe ka një rritje prej 146 milionë euro apo 60.5% krahasuar me vitin 2018”.

Mehmeti thotë ashtu si tek bankat edhe tek ky sektor kishin rendësi kreditë

/Shqip.com