Guterres: Shteti palestinez zgjidh konfliktin me Izraelin, refuzimi është i papranueshëm
Publikuar:
(20.01.2024 20:26:00)

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtet popullit palestinez është i papranueshëm”.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në ceremoninë e mbylljes së samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Kampala të Ugandës.
“Kjo do të zgjaste pafundësisht konfliktin, i cili është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale, do të përkeqësonte polarizimin dhe do të inkurajonte ekstremistët kudo”, theksoi ai.
“E drejta e palestinezëve për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”, tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres
/Shqip.com