Sport Ndërkombëtar

“Gunners” vazhdojnë të godasin në shenjë

Arsenali shënon fitoren e radhës

Sezonën nuk e nisi mirë. Por, gjatë rrugëtimit u rikthye në element.

Arsenali ka shënuar fitore 2-3 në udhëtim te Watfordi – për të qëndruar brenda objektivave.

Se “Gunners” kishin hyrë në këtë takim vetëm për fitore – e dëshmoi goli i shënuar nga Martin Odegaard – pas vetëm pesë minutave lojë.

Në rolin e asistuesit ishte Bukayo Saka.

Image
Festimi i golit nga Odegaard

Por, ky gëzim i mysafirëve nuk zgjati shumë – pasi Watfordi e barazoi rezulatin pas vetëm gjashtë minutave – me anë të Cucho Hernandez.

Përkundër këtij goli, Arsenali u “kthye në lojë” në minutën e 30-të, kur Saka e dërgoi topin në rrjetë. Me rezultatin 1-2 mbaroi pjesa e parë.

Teksa, në pjesën e dytë – londinezët arritën që të realizojnë edhe një herë me Gabriel Martinellin.

Image
Festimi i golit nga Martinelli

Kurse, e gjitha çka mundi të bëjë ekipi vendas deri në fund – ishte shënimi i golit të dytë – me anë të Moussa Sissoko për ta bërë fundin e takimit akoma më interesant.

Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta – ngritet në vendin e katërt, me 48 pikë të grumbulluara. 22 më pak se Manchester City që është lider.

Image
Momente nga takimi

Në anën tjetër, Watfordi zhytet akoma më shumë në zonën e rrezishmërisë – pasi ka grumbulluar vetëm 19-të pikë deri më tani./Shqip.com