Sport Ndërkombëtar

Gundogan flet si futbollist i Barcelonës (VIDEO)

Ilkay Gundogan është gati të nisë punën me Barcelonën.

Mesfushori, i cili iu bashkua “Blaugranëve” pasi përfundoi përvojën e tij me Manchester Cityn duke e mbyllur me fitimin e Champions League, mbërriti këtë të shtunë në qytetin katalanas.

Duke folur për herë të parë si një lojtar i Barcelonës, Gundogan theksoi e ndjehet shumë i lumtur për këtë lëvizje.

“Përshëndetje! Unë jam İlkay Gundogan. Jam shumë i lumtur që më në fund jam në Barcelonë dhe ju bashkohem. Nuk më pritet që të kalojmë një sezon të mrekullueshëm, nuk më pritet për ndeshjen e parë”, ka thënë ai.

/Shqip.com