Gueye – shumë afër Evertonit
Publikuar:
(31.08.2022 11:09:22)

Po rikthehet në ishull.
Idrissa Gueye – do e djersitë fanellën e Evertonit përsëri.
Ai do t’i ndajrë rrugët me PSG-në, teksa sot t’i nënshtrohet testeve mjekësore Merseyside.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano – përmes një postimi në Twitter.
Mesfushori senegalez – ka kaluar tre sezone në kryeqytetin francez, teksa ka zhvilluar 74 paraqitje në Ligue 1.
32 vjeçari – ka kontratë valide me PSG-në, deri në janar të vitit 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 12-të milionë euro.
Ai njihet për përgaditjen e lartë fizike dhe angazhimin e madh në fushën e gjelbër./Shqip.com