Lajme

Guendouzi konfirmon largimin nga Arsenali

Matteo Guendouzi

Matteo Guendouzi ka konfirmuar largimin nga Arsenal pas tre vitesh të kaluara në “Emirates Stadium”, transmeton Shqip.com.

22 vjeçari iu bashkua topçinjëve në vitin 2018 nga klubi francez Lorient.

Gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi 82 paraqitje me klubin në të gjitha garat.

Sezonin e kaluar ishte i huazuar te Hertha Berlin, derisa dëshiron aventurë të re jashtë Anglisë.

Olympique Marseille është në bisedimet të vazhdushme me francezin, derisa edhe po i prijnë garës për të nënshkruar me të./Shqip.com