Lajme

Gucati: Dy vite më parë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit

Janë bërë dy vite prej se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë duke u mbajtur nga gjykata Speciale në Hagë pasi janë akuzuar për krime lufte gjatë lufës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, djali i Gucatit, Musli Gucati ka thënë se dy vite më parë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

“Dy vite më parë 25 shtator 2020, në emër të drejtësisë u bë padrejtësia më e madhe ndaj krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysit dhe Nasimit, ende “Gjykata e drejtësisë” i mbanë peng. Por këta burra bashkë më shokët e idealit vazhdojnë të jenë në mbrojte të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Specialja dënon Haradinajn dhe Gucatin me katër vjet e gjysmë burgim – SHQIP.com

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh fajtor Hysni Gucatin. Ai është shpallur fajtor për pikat 1,2,3 dhe 5 të aktakuzës.

Gucati është shpallur i pafajshëm për pikën 4 të veprës penale hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Pas Hysni Gucatit edhe Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim.

Gjykata Speciale e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim Nasim Haradinaj, zëvendëskryetarin e OVL të UÇK-së.

Në një aktgjykim të shpallur të mërkurën, trupi gjykues konstatoi se Haradinaj është fajtor për katër pika të aktakuzës./Shqip.com