Guardiola ua dhuron punonjësve të klubit këtë shumë parash
Publikuar:
(15.06.2023 15:20:26)

Pep Guardiola përveç si trajner i shkëlqyeshëm është treguar edhe shumë human me gjestin e tij, të cilin e ka bërë akoma edhe më të dashur brenda klubit.
Sipas “Daily Mail”, trajneri spanjoll ka shpërndarë çmimin e tij të fitimit të Champions League për të gjithë punonjësit e klubit, përfshirë stafin e pritjes dhe sigurisë.

Këtë gjë ai e ka bërë për t’i falënderuar ata për kontributin e tyre në sukseset e ekipit.
Shuma e saktë është mbajtur sekret, por zakonisht bonusi i marrë nga lojtarët më të paguar është 877 mijë euro.
/Shqip.com