Sport Ndërkombëtar

Guardiola thyen rekordin e legjendarit Ferguson

Pep Guardiola është bërë trajneri që ka arritur më së shpejti 200 fitore në Ligën Premiere, pasi i janë dashur vetëm 269 ndeshje.

Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Sheffield United në kuadër të javës së tretë të Ligës Premiere.

Përveçse për Cityn, kjo fitore tha shumë edhe për trajnerin Guardiola, i cili arriti një rekord të madh të fitoreve me ekipin e tij në kampionatin elitar anglez.

Guardiola ka kaluar përpara Sir Alex Ferguson duke arritur 200 fitore për vetëm 269 ndeshje, ndërsa skocezi këtë shifër e arriti në 322 ndeshje dhe Jose Mourinho në 326 ndeshje.

Është interesante se Guardiola nuk ishte as në bankinë për fitoren e tij të 200-të, pasi aktualisht po rikuperohet nga një operacion në shpinë.

Por, Liga Premiere e njeh rekordin pavarësisht mungesës së tij dhe këtë e ka konfirmuar në faqen zyrtare.

Në vendin e pestë gjendet Arsene Wenger me 200 fitore në 332 ndeshje dhe David Moyes i pesti me 511 ndeshje.

/Shqip.com