Sport Ndërkombëtar

Guardiola synon yllin e Barcelonës

Manchester City synon të transferojë Frenkie De Jong. Mesfushori i Barcelonës është objektivi i Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

Duke humbur Declan Rice, i cili do të shkojë tek Arsenal, Qytetarët i janë drejtuar një tjetër objektivi.

Për mesfushorin e West Hamit ata kishin ofruar rreth 90 milionë funte, por oferta e fundit e Arsenalit prej 100 milionë plus 5 në bonuse nxori nga gara kampionët e Evropës.

City, duke humbur edhe Gundoganin ndaj Barcelonës, duhet të mbushin një boshllëk në mesin e fushës dhe sipas The Sun, lojtari i Blaugranas mund të jetë një opsion shumë interesant.

Ndër të tjera, holandezi prej disa kohësh ishte në shënjestër të Manchester United por në fund operacioni nuk u realizua. Tani De Jong mund të zbarkojë në Mançester, por në anën tjetër të qytetit.

Kampionët e Anglisë dhe Evropës janë të gatshëm të ofrojnë të njëjtën shumë që ofruan për Declan Rice, 90 milionë funte (rreth 105 milionë euro).

/Shqip.com