Sport Ndërkombëtar

Guardiola s’ka përgjigje rreth tranferimit të Haaland

Pep Guardiola

Është ende vetëm 21 vjeçar, ama ofertat në drejtim të tij kanë vërshuar.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erliing Haaland ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester City.

Por, trajneri i kampionëve të Premierligës, Pep Guardiola – nuk ka dhënë ndonjë sinjal për diçka të tillë.

“Nuk kam përgjigje për pyetjen tuaj”, tha trajneri spanjoll – në konferëncën e mbajtur për media – kur u pyet për Haaland.

Bundesliga: Dortmund director: There's no pressure on Haaland, we haven't  made an ultimatum | Marca
Haaland

“Unë kam gjëra të tjera në kokën time sesa atë që do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Ne po luajmë me një sulmues të mirë këtë sezon. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, shtoi ai.

Ndonëse ka pasur shumë lëndime – statistikat e sulmuesit norvegjez e tij janë të frikshme.

22 vjeçari ka zhvilluar vetëm 20-të ndeshje në këtë sezon të Bundesligës, por ka arritur të shënojë 18-të gola.

The outrageous figure Raiola is asking for Haaland's contract
Haaland

Teksa, është autor i shtatë asistimeve.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 150 milionë euro. /Shqip.com