Guardiola mahnitet nga talenti 20-vjeçar
Publikuar:
(01.03.2023 17:29:22)

Manchester City e ka mposhtur Bristol Cityn në kuadër të “FA Cup”.
Pavarësisht humbjes, një futbollist i lindur në 2003 mbrëmë ishte njëri nga më të mirët në fushë.
Bëhet fjalë për supetalentin anglez, Alex Scott. Paraqitjen e tij e ka komentuar pas ndeshjes edhe Pep Guardiola.
“Pashë një futbollist të pabesueshëm ndaj nesh, ishte Alex Scott” ka thënë Guardiola.
Për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha angleze.
Mirëpo Bristol City kërkon së paku 25 milionë funte për shërbimet e tij.
/Shqip.com