Sport Ndërkombëtar

Guardiola i ka disa fjalë për UEFA-n dhe FIFA-n

Manchester City e fitoi titullin evropian për herë të parë në  histori. Në ndeshjen e fundit të edicionit, City fitoi Ligën e Kampionëve pasi mposhti Interin 1:0.

Por pas ndeshjes, trajneri Pe Guardiola tha se është shumë i lodhur. Ai u ka bërë thirrje UEFA-s e FIFA-s të mendojnë edhe për shëndetin e lojtarëve.

“Jam shumë i lodhur, i qetë dhe i gëzuar. Ky trofe është shumë i vështirë për t’u fituar. Interi luajti shumë mirë. U thashë lojtarëve të jenë të qetë, sepse mundësia do të vijë. Për ta fituar Ligën e Kampionëve të duhet edhe fati. Edersoni bëri pritje, ata humbën shanse. Mund ta barazonin rezultatin. Megjithatë, fituam. Nuk jemi në nivelin më të mirë. Pas Kupës së Botës ne gjetëm formën e mirë, por nuk e kemi luajtur lojën më të mirë. Sezoni ishte shumë i gjatë. Lojtarët tani i presin ndeshjet e përfaqësueseve dhe pas gjithë këtij sezoni, ata kanë ende ndeshje për të luajtur. E ftoj UEFA-n dhe FIFA-n të mendojnë për këtë. Kjo është shumë”, është shprehur Guardiola.

/Shqip.com