Sport Ndërkombëtar

Guardiola e befasoi Agueron me këtë vendim

Manchester City është kthyer me barazimin 1-1 nga udhëtimi te Real Madrid. Ish-sulmuesi i skuadrës angleze, Sergio Aguero ka mbetur i hutuar nga vendimi që trajneri Pep Guardiola mori gjatë ndeshjes.

Spanjolli nuk bëri asnjë zëvendësim të vetëm, me Aguero që ‘goditi’ ish-trajnerin e tij për mosaktivizimin e  sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Erling Haaland nuk ishte në gjendje të bënte një përshtypje të madhe në lojë pasi mbrojtësit e Realit, David Alaba dhe Antonio Rudiger e neutralizuan sulmuesin.

Aguero donte të shihte bashkëkombësin e tij në fushë, pasi bëri të ditur ndjenjat e tij pas rezultatit.

“Ajo që nuk e kuptoj është pse ai nuk e inkuadroi Julian Alvarez… Pyes veten, por ai është Pep. Ai nuk lidhet me askënd”, ka thënë fillimisht Aguero për City_Xtra.

“Nëse do të ishte në dorën time, unë do të luaja me Julian pothuajse në çdo ndeshje, ne kemi nevojë që ai të jetë aktiv dhe të ketë një shkëndijë”, përfundoi argjentinasi.

/Shqip.com