Guardiola: Bernardo Silva nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë

Bernardo Silva nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë për shkak të natyrës së tij, sipas trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.
Në një intervistë për Sky Sport ai e ka lavdëruar Silvan.
“Ai kurrë nuk do ta fitojë Topin e Artë sepse duhet të jesh në rrjetet sociale, nuk duhet thjesht të fitosh, por të shënosh shumë gola dhe Bernardo nuk e ka atë cilësi. Nëse një ditë do të ndodhë, do të më pëlqente, do të isha i lumtur për të si çdo lojtar tjetër që kemi këtu që një ditë do të fitonte Topin e Artë”, tha trajneri.

Ikona braziliane, Ze Roberto, kohët e fundit e emëroi Silva si lojtarin më të mirë në botë për momentin.
Por, ndërsa Guardiola pretendon se nuk e di nëse është me të vërtetë kështu, ai ishte plot lëvdata për një lojtar e tij.
“Duke ardhur nga Ze Roberto, më pëlqen sepse ai ishte një nga lojtarët e mi të preferuar kur luante në Gjermani. Nuk e di nëse Bernardo është lojtari më i mirë në botë dhe nuk më intereson. Ajo që shoh është një djalë tepër i mirë. Është kënaqësi të punosh me të. Në sulm dhe në mbrojtje, ai mund të bëjë gjithçka që ju mund të bëni”, ”, tha Guardiola për Sky Sports.
Silva ka luajtur në një sërë pozicionesh në sulm dhe në mesfushë këtë sezon, duke kontribuar me 10 gola dhe katër asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat./Shqip.com